Parlamenti Europian kërkon lirimin e gazetarëve të burgosur në Rusi
Ligjvënësit evropianë miratuan një rezolutë që bënë thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte” të të gjithë të burgosurve politikë në Rusi, përfshirë gazetarët Alsu Kurmasheva dhe Evan Gershkovich.
Rezoluta e miratuar më 25 prill është pjesë e një mocioni të përbashkët në PE që dënon zgjedhjet “jodemokratike” presidenciale të mbajtura në Rusi muajin e kaluar dhe “zgjerimin e paligjshëm” të zgjedhjeve në territoret brenda Ukrainës që Moska ka aneksuar paligjshëm.
Rezoluta bën thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte, por edhe kompensimin e të gjithë të burgosurve politikë…. për lirimin e gazetarëve të arrestuar padrejtësisht, përfshirë Alsu Kurmasheva dhe Evan Gershkovich, dhe familjet e tyre, për rivendosjen e lirisë së shprehjes dhe tubimit në Rusi dhe rritjen e kontrollit ndërkombëtar dhe monitorimit e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Rusi”.
Në rezolutë po ashtu përmenden Vladimir Kara-Murza, Oleg Orlov, Ksenia Fadeeva, Ivan Safronov dhe Ilya Yashin, të cilët, PE-ja tha se janë të burgosur politikë dhe duhet të lirohen.
Kurmasheva, gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë që ka shtetësi amerikane dhe ruse, po mbahet në paraburgim në Rusi që nga 18 tetori nën akuza për shkelje të ligjit të ashtuquajtur për “agjentë të huaj”.
LEXONI GJITHASHTU:
Meloni kundër ndalimit të rrjeteve sociale për adoleshentët: Kufizimet anashkalohen lehtë
Rrëzohet një aeroplan privat në Teksas, një person humb jetën. Momenti kur shpëtohen 5 pasagjerët e tjerë (VIDEO)
BE hap kanale komunikimi me Kremlinin, zhvillim pozitiv për negociata mbi luftën në Ukrainë
- 22:01 PD reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Bazohet në informacione të rreme dhe thellon krizën politike
- 21:52 Deputetja e PS: Protesta në përgjithësi qytetare, vajtja në Rinas nuk ishte një imazh i mirë
- 21:37 Meloni kundër ndalimit të rrjeteve sociale për adoleshentët: Kufizimet anashkalohen lehtë
- 21:27 Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit
- 21:14 Rrëzohet një aeroplan privat në Teksas, një person humb jetën. Momenti kur shpëtohen 5 pasagjerët e tjerë (VIDEO)
- 20:46 BE hap kanale komunikimi me Kremlinin, zhvillim pozitiv për negociata mbi luftën në Ukrainë