Tanku i së ardhmes/ Gjermania dhe Franca firmosin projektin miliarder të armatimit
Ministrat e Mbrojtjes të Francës dhe Gjermanisë u takuan në Paris për të ratifikuar akordin për një projekt të përbashkët tankesh, të quajtur Sistemi Luftarak në Terren.
Marrëveshja formale i jep jetë zhvillimit të fazës së parë të mjeteve të armatosura, të koduara si “tanku i së ardhmes”, projekt me vlerë miliarda euro.
“Thelbi i marrëveshjes është që në vitin 2040 ne të kemi të njëjtin tank, pasi nuk ka skenar tjetër veç atij ku dy ushtritë të angazhohen globalisht kundër të njëjtit kundërshtar, ose të veprojnë në kuadër të të njëjtave kushte. Më pas, në bazë të nevojave, ne do të kemi një marrëveshje për shpërndarjen e prodhimeve tona, ndaj do të ketë edhe një balancë. Politikisht dhe ekonomikisht është e rëndësishme”-tha Sebastien Lecornu, ministër i Mbrojtjes, Francë.
Tanku i ri luftarak do të zëvendësojë atë gjerman “Leopard 2” dhe francezin “Leklerk”.
“Dua gjithashtu të bëj të qartë se kjo është një shprehje e asaj që presidenti francez tha në fjalimin e fundit. Ne kemi nevojë për një mirëkuptim në nivel evropian për industrinë e armatimit. Përballë zhvillimeve të ndryshme në botë, ne duhet të zhvillojmë zgjidhjet më të mira për sektorin e armatimeve jo në një plan afatshkurtër, pasi kjo nuk do të ketë sukses, por në plane afatmesme dhe afatgjata. Zgjidhjet më të mira janë më të mirat për Evropën”- Boris Pistorius, ministër i Mbrojtjes, Gjermani
Projekti mori jetë në vitin 2012 paralelisht me atë për avionin e ardhshëm luftarak “FCAS”, që Franca, Gjermania dhe Spanja kanë pranuar të zhvillojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zelensky u lutet sërish aleatëve të Ukrainës për furnizim të shpejtë me armë
- Meta para fillimit të Konventës: Edhe partinë komuniste të Kinës do e mundim
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës