Gjuetari nxjerr shifrat: Zagari im shitet 20 mijë euro, por nuk ia jap askujt
Armando Doda, gjuetari i intervistuar këtë javë në “Real People” në Euronews Albania shprehet se qentë e gjuetisë kanë një vlerë që shkon nga 3 mijë euro deri në 7 mijë euro.
Doda i cili ka vetë 2 qenë gjuetie, Munonin dhe Iagon, tha se atij ja kanë kërkuar edhe 5 mijë euro këta qenë, por nuk i ka shitur.
Ai shtoi se e vlerësonte qenin e tij Munonin me një vlerë nga 10-20 mijë euro, për cilësitë e gjuetisë që ai paraqet.
“Si fillim e marrim këlysh të vogël zagarin e gjuetisë. Bëjmë vaksinat, i japim ushqim të gatshëm, kroketa, por edhe ushqim të bërë vetë. Gjatë kësaj periudhe i kushtojmë rëndësi zhvillimit fizik. Kur kalon 7-9 muaj, fillojmë i njohim edhe me terrenin. Nisim bëjmë evidentimin e cilësive që ata paraqesin.
Shumë qenë të mirë nuk i shesim. Një zagar fillon nga 3 mijë euro, deri në 5-6 ose 7 mijë euro.
Unë nuk i shes qentë e mi. Për cilësitë që qeni im (munoni) paraqet, atij mund t’i shkojë vlera 10-20 mijë Euro. Ndërsa Iago po bëhet edhe më i mirë se ai. Mi kanë kërkuar vazhdimisht qentë. Mi kanë kërkuar 5 mijë euro dhe nuk u’a kam dhënë”, tha Doda.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
- 08:25 Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 08:20 Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola