Meta i bashkohet protestës të Berishës, vesh bluzën “Lironi liderin e opozitës”
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta , iu bashkua mbrëmjen e kësaj të shtune protestës së Partisë Demokratike në rrugën Mustafa Matohiti, poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në momentin e mbërritjes në protestë, kreu i PL veshi dhe një bluzë me mbishkrimin “Lironi liderin e opozitës”.
Teksa marshoi nga selia e PL, drejt banesës së ish-kryeministrit, Meta dha dhe një deklaratë për media ku u ndal tek zhvillimet brenda Partisë së Lirisë.
Meta nënvizoi se konventa e sotme ishte një goditje ndaj nepotizmit në parti, dhe kryesisht në forumin rinor. Sipas tij kjo u bë me qëllimin e vetëm për t’u dhënë mesazhin shqiptarëve se PL Lufton sot nepotizmin në parti, për ta goditur natë nesër atë në qeveri.
“Problemi në Partinë e Lirisë u shtri kryesisht te rinia ku lidhjet nepotike e asfiksuan këtë organizatë që përpara disa vitesh ishte më e forta në Ballkan. Problem gjithashtu është nepotizmi në administratë. Ky është problem kryesor dhe mesazhi që ne dhamë sot është që luftojmë nepotizmin në parti sot, që nesër ta luftojmë në qeveri. Kjo bëhet për të arritur ato standard që ka Mali i Zi dhe Bosnja sot”, tha Meta.
Meta tha se angazhimi i tij në politikë do të vijojë, pasi ndjen një detyrim ndaj Shqipërisë.
“Që të jem i sinqertë familja është një gjë jashtëzakonisht e shtrenjtë për mua, por Shqipëria është edhe më e shtrenjtë për mua. Detyrimet e mia ndaj vendit tim janë të jashtëzakonshme, kam shumë borxhe, dhe detyrime të cilat kurrë nuk do t’i shlyej, por do të bëjë më të mirën që të shlyej sa të mundem.
Të bësh një statut kundër nepotizimit nuk do të thotë pastrim, përkundrazi do të thotë një angazhim në emër të një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 17:55 Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
- 17:53 INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës