Qendrat e artizanatit tërheqin turistët në Gjirokastër, hapen ambjente trajnimi
Vlerat e traditës në qytetin e Gjirokastrës dhe zanatet tradicionale të trashëguara në breza po tërheqin turistët e pranverës në qytetin e gurtë.
Vizitorët, kryesisht të huaj, shprehin interes për banesat e gurta, arkitekturën karakteristike apo përdorimin e gurit dhe drurit në ndërtimin e komplekseve muzeale. Qendrat e artizanatit në Pazarin e gurtë janë kthyer në mjedise trajnimi të turistëve që vlerësojnë mjeshtëritë tradicionale si gurskalitjen, drugdhendjen, qëndisjen tradicionale, etj.
“Është hera ime e parë në Shqipëri dhe këtu në Gjirokastër, dëshiroja të bëja diçka të veçantë, jo thjesht të vizitoja qytetin, por të takoja këta zanatçinj dhe të mësoja si janë zbukuruar këto shtëpi karakteristike, mënyra e tyre tradicionale e arredimit.”
Në shekuj Gjirokastra ka trashëguar vlera të rëndësishme të traditës kombëtare të cilat po ndikojnë në zhvillimin e turizmit.
“Tek dyqani im këtu që e kemi kthyer si një klasë vijnë shumë të huaj dhe e provojnë këtë lloj eksperiece dhe e ndjejnë veten si të thuash një kthim mbrapa në kohë duke shijuar qytetin në atë periudhë që ka egzistuar, përpara 200-300 vjet, duke ruajtur motivet e vjetra”,-tha Viktor Nurçe, mjeshtër drugdhendës.
Në këto ditë pranverë Gjirokastra është e preferuara e turistëve ndërsa gjatë muajit prill janë regjistruar rreth 10 mijë vizitorë vendas dhe të huaj.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)