Sëmundja e plasjes në Gjirokastër, rriten vatrat e riskuara. Vaksinohen bagëtitë
Antraksi apo plasja siç njihet prej blegtorëve është rishfaqur këtë vit në një vatër të re në Qarkun e Gjirokastrës duke e çuar në 12 numrin e vatrave të riskuara për vaksinim. Fshati “Asim Zeneli” u konfirmua si vatër e re e plasjes pas infektimit të katër personave që kishin therur dhe konsumuar një lopë jashtë kushteve të kontrollit veterinar.
Personat e infektuar janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa të gjithë krerët e bagëtive po vaksinohen kundër antraksit. Shërbimi veterinar në rang Qarku po kryen rreth 27.000 doza vaksinash për rreth 26.000 krerë të imtash dhe gjedhësh.
“Për shëndetësimin nga sëmundja e plasjes antraksit për vitin 2024 sektori Gjirokastër që përmbledh rrethet Tepelenë, Gjirokastër, Përmet do të realizojë në bazë të strategjisë që ka Ministria e Bujqësisë për shëndetësimin nga sëmundja e plasjes rreth 27 mijë dozë antraks-plasje në të imta dhe gjedhë në 12 vatra, këto janë vatra në rrethet e Gjirokastrës dhe Tepelenës sepse Përmeti është i pastër për momentin”, Krenar Veli, përgjegjës i veterinarisë.
Për të parandaluar rastet e infektimit me plasje shërbimi veterinar ju ka bërë thirrje qytetarëve që të konsumojnë vetëm produkte të certifikuara të mishit.
“Prek njerëzit dhe kryesisht njerëzit që kanë aktivitete me kafshët prandaj ju bëj thirrje qytetarëve që të blejnë mish në dyqane, të cilat furnizohen nga thertoret ku kafshët shkojnë me certifikatë veterinere nga ferma në thertore, theren nga njerëz të caktuar dhe kontrollohen dhe vulosen nga mjeku veterinar i thertores. Në Gjirokastër kemi dy thertore dhe në Tepelenë një thertore. të cilat plotësojnë të gjitha nevojat për blegtori të imët ose ato që shkojnë nga ferma ne thertore”,-tha Krenar Veli, përgjegjës i veterinarisë.
Në Qarkun Gjirokastër blegtoria është ndër degët me traditë dhe prioritare në ekonominë lokale.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë