Gjirokastër, aktivitete në ditën ndërkombëtare të monumenteve

18 Prill 2024 | 15:50

Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike, në Gjirokastër u çel ekspozita fotografike “Mjeshtrat gjirokastritë dhe monumentet e qytetit të gurtë”.

Në fotografitë e ekspozuara në Kodrën e Obeliskut prezantoheshin monumentet, vlerë e UNESCO-s si dhe puna në vite e mjeshtrave gurskalitës. Pjesë e aktiviteteve të zhvilluara ishte edhe transmetimi i një dokumentari dedikuar qytetit të gurtë.

“Në gjithë zonën që bashkia mbulon janë me shumë se 500 monumente kulture të kategorisë se parë dhe të dytë, të cilat kanë një vlerë dhe një karakteristikë të jashtëzakonshme jo vetëm për qytetin, për gjithë rajonin, për gjithë botën. Fakti që Gjirokastra është një qytet i mbrojtur nga UNESCO rrit njëkohësisht edhe detyrimin që ne si institucion kemi për të promovuar këto vlera”- u shpreh Esmeralda Llongo, zv.kryetare e Bashkisë Gjirokastër.

Një vlerësim i veçantë në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve është për mjeshtrat që në

“Duhet thënë në fakt që një vlerësim të jashtëzakonshëm kanë njerëzit të cilët kanë ideuar, kanë punuar, kanë krijuar, kanë menduar sesi ky qytet të jetë i veçantë që nga gurgdhendësit, drupunuesit, hekurpunuesit, druri, guri dhe hekuri janë elementet kryesore të ndërtimit të këtij qyteti”-theksoi Llongo.

Tashmë monumentet e kulturës dhe trashëgimia kulturore  në Gjirokastër janë kthyer në faktorin kryesor për zhvillimin e turizmit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026