Goditi me sende të forta në kokë 55-vjeçarin në Korçë, shoqërohet autori (Emri)

29 Prill 2024 | 06:45

Një 55 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri per motive të dobëta në lagjen numër 6 të qytetit të Korçës.

Sipas policisë i plagosur ka mbetur Artan Fejzo i cili ka dëmtime të shumta në kokë dhe për këtë është nisur me shpejtësi drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Për ngjarjen e rëndë policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit 49 vjecarin Altin Sali i cili po merret në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore për këtë ngjarje.

Burime pranë grupit të hetimit thanë se 55 vjecari Artan Fejzo ka debatuar fort me Altin Sali të cilët mësohet se kanë qenë nën avujt e alkoolit në momentin e kësaj ngjarje

Policia deri tani nuk ka shpjeguar më tepër lidhur me ngjarjen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026