Tritoli në banesën e gjyqtarit, Alibeaj: Dënoj aktin, të zbardhet sa më shpejt

29 Prill 2024 | 14:31

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka dënuar sulmin me lëndë plasëse në banesën e gjyqtarit të Shkallës së Parë në Shkodër, Tonin Sterkaj.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Alibeaj, kërkoi nga strukturat shtetërore të t’i garantojnë gjyqtarit Sterkaj dhe çdo magjistrati paprekshmërinë e jetës dhe shëndetit.

Alibeaj kërkoi zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes dhe vendosjen përpara përgjegjësisë të personave të përfshirë.

“Dënimi i aktit terrorist ndaj gjyqtarit, Marinaj, meriton vëmendjen jo vetëm të strukturave shtetërore të zbatimit të ligjit dhe atyre gjyqësore. Këto të fundit, duhet ti garantojnë paraprakisht, atij dhe cdo magjistrati e familjarëve të tyre, paprekshmërinë e jetës e të shëndetit. Zbardhja e ngjarjes, sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe para se hipokrizia politike dhe pluhuri i harresës ta mbulojë është prova, për të vërtetuar se shteti nuk ka rënë dhe se sundimi i ligjit mbetet thjesht angazhim hipokrit i përfaqësuesve shtetërorë. E në fakt detyrimi parësor mbetet  i secilit prej atyre që nga lartësia e politikës, me aktet e qendrimet e tyre krijojnë atmosferën publike dhe frymëzimin, që krimi  i cdo natyre të gjejë guxim e të ngrejë dorën ndaj ligjit. Kundërvënia ndaj përpjekjeve të drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë është “terrorizmi shtetëror” i vërtetë. Mbështetja në vazhdimësi e drejtësisë, jashtë tutelës politike, është është kërkesa dhe rruga e një shoqërie që aspiron për BE. Nënshtrimi dhe gjetja e drejtësisë tek institucionet dhe procedurat e saj është detyrimi kushtetues dhe moral me i mire qoftë si mbështetje për komunitetin e magjistratëve e qoftë si shërbim ndaj publikut shqiptar. Që raste të tilla të mos përsëriten!”- shkruan Alibeaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026