Nis procesi i dezinsektimit, Tomini: Minimizojmë mushkonjat, parandalojmë sëmundjet
Instituti i shëndetit publik në bashkëpunim me njësitë vendore të kujdesit shëndetësor dhe bashkitë në të gjithë zonat bregdetare dhe turistike kanë nisur procesin e dezinsektimit, për të mos lejuar shumimin e mushkonjave. Drejtoresha e ISHP, Eugena Tonimi shprehet se kanë indentifikuar zonat problematike.
“Ne kemi laguna kanale dhe zona urbane, 5340 ha në të gjithë zonën , kemi dhe puseta dhe bodrume që shkojmë mbi 500 mijë metra katrorë..”, tha Tomini.
Produkti vepron mbi larvat e mushkonjave me anë të një produkti që nuk dëmton faunën dhe florën.
“Është një produkt biocid që mbron gjithë elementët, florën faunën dhe mbron për të mos denatyruar sistemin..”, tha më tej Tomini.
Tomini sqaroi se dezinsektimi vepron vetëm mbi 4 lloje të mushkonjave, por që janë dhe transmetuese të sëmundjeve infektive.
“Do kemi minimizim të mushkonjave dhe minimizojmë sëmundjet infektive që transmetohen nga mushkonjat”, përfundoi Tomini.
Procesi i dezinsektimit, sipas ekspertëve do të vazhdojë edhe për gjatë verës, duke mbajtuar nën monitorim zonat, ku mund të ketë prani të larvave, duke siguruar kështu edhe një sezon turistik të qetë për pushuesit në bregdet.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon