“Të forcojmë KFOR në Kosovë”- Cameron: Kam kontaktuar më sekretarin e NATO-s
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ka kërkuar nga Aleanca e Atlantikut Verior që të ketë më shumë prani forcash në misionin e KFOR në Kosovës.
Në një raportim në dhomën e Lordëve në Parlamentitn Britanik, i pyetur për situatën në Ballka, Sekretari i Jashtëm deklaroi se pas vizitës në Kosovës, ka kontaktuar sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe i ka kërkuar atij që bëhet më shumë.
Kreu i diplomacisë britanike u shpreh se KFOR-i duhet të jetë më i fortë dhe më i guximshëm.
Misioni i KFOR në Kosovë është kthyer në qendër të vëmendjes pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës dhe sulmit të armatosur në Banjskë.
Qeveria e Kosovës ka ngritur shpesh herë alarmin për skenarë dhunë dhe provokimi ushtarak nga ana e Serbisë. Shumica e vendeve perëndimore kanë kërkuar angazhim më të madh të misionit ushtarak për të shmangur incidentet mes Serbisë dhe Kosovës. 28 shtete anëtare të NATO-s marrin pjesë që prej vitit 1999 në Misionin e KFOR në Kosovës. Llogaritet se misioni ka rreth 4400 personel civil dhe ushtarak.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid