Avokati i Popullit, 2 vite pa mandat! 84 votat në Parlament mbajnë peng emrin e ri

1 Maj 2024 | 16:12

Edhe pse kanë kaluar 2 vite nga përfundimi i mandatit, avokati i ri i popullit ende nuk është zgjedhur në Parlament. Shkak për këtë është bërë mungesa e konsensusit politik mes palëve.

84 votat e nevojshme kanë mbajtur peng zgjedhjen e avokatit të ri të popullit edhe pse kanë kaluar 2 vite nga përfundimi i mandatit të Erinda Ballancës.

Dy grupet më të mëdha parlamentare janë ende larg gjetjes së një konsensusi që do të dërgonte në Parlament emrat për t’u votuar për postin e një prej institucioneve më të rëndësishme për të drejtat e njeriut.

Pas rikthimit në muaj mars të normalitetit në Kuvend, mes socialistëve dhe demokratëve nuk ka pasur diskutime për votimin e emrit të ri të Avokatit të Popullit, e për këtë gjasat që të ndodhë këtë sesion politik që mbyllet në korrik janë të pakta.

Pas rrëzimit në seancë plenare të emrit të Ledio Brahos në dhjetor të 2022-shit, procesi nisi sërish dhe aktualisht në kuvend qëndrojnë emrat 7 kandidatëve të cilët kanë siguruar mbështetjen e 28 deputetëve të Kuvendit.

Emra të cilët pritet të kalojnë në seancë plenare për t’u votuar e nëse nuk ndodh atëherë procesi duhet të nisë nga fillimi për herë të tretë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026