Turistët ankohen për ndotjen, sezoni turistik me probleme. Plehra në plazhet publike
Ndonëse nuk e ka nisur ende zyrtarisht sezonin veror, Durrësi ka mirëpritur dhjetëra turistë në këtë fillim-maji.
Moti i mirë ka bërë që sezoni i rërës dhe detit të nisë më herët dhe me vizitorët e parë kanë ardhur dhe shqetësimet e para.
“Unë e dashuroj Durrësin, sepse kam lindur këtu, por s’më pëlqen pastërtia. Shumë pis. Para 2-3 ditësh pastrova këtu 2 thasë plot me mbeturina, kushedi sa kohë kishin këtu dhe kur vij prapë, prapë plot plehrat përtokë.”
Janë kryesisht emigrantët, që kthehen në atdhe, ata që shohin si shkaktarë të situatës vetë qytetarët.
“Shqiptari në shtëpi të vet është shumë i pastër, kurse në rrugë i hedhin të gjithë”
“Unë e shoh gjithmonë njësoj, nuk shikoj ndonjë ndryshim.”
Diferenca plazh privat-plazh publik është e madhe për ta, ndërsa shpresojnë që të paktën të kenë hapësira ku të vendosin çadrën e tyre gjatë verës.
“Privatët kanë ec shumë, si nga ana ekonomike, ashtu edhe nga servisi. Se e shikoj, që të gjithë lokalet janë gjithmonë plot.”
“Këtu është zonë private, duhet të marrësh çadër se s’bën. Nga këtu deri në fund komplet nuk ekziston plazhi i lirë, janë private.”
Me gjithë problematikat, që pushteti lokal synon t’i përmirësojë, nisja më herët e sezonit është një ogur i mirë, për qytetin që turizmin e ka motor të ekonomisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje