“1 në 7 persona në Kosovë me armë pa leje”, gazetari: Ka numër të ulët të dënimeve

2 Maj 2024 | 07:57

Gazetari Muharrem Kafexhiu ishte mëngjesin e kësaj të enjteje i ftuar në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth armëve pa leje në Kosovë.

Sipas një raporti të publikuar ditë më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë mbi 230 mijë armë pa leje janë në duar të qytetarëve të Kosovës.

Sipas gazetarit kjo vjen si pasojë edhe e numrit të ulët të të dënuarve për këtë çështje dhe mungesa e bërjes së një amnistie për armët.

“Nëse bazohemi në atë që supozohet të jetë numri i armëve ilegale, janë diku te 230 mijë. Kjo vjen si pasojë e numrit të ulët të dënimit, por edhe kodi penal nuk e mundëson eliminimin e armëve ilegale. Gjithashtu shikohet si problem që autoritetet nuk u mundësojnë përdoruesve të armëve ilegale që t’i eliminojnë ato. Pra të ketë një amnisti për përdoruesit e armëve ilegale. Problem tjetër është kontrolli i armëve ilegale në veri të vendit, ku nuk ka vetëm armë të vogla dhe ku kontrolli është më i vështirë”,-tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026