“Të ndalohet solari me ligj”, dermatologia Boriçi: Rrit me 76% rrezikun për kancer

2 Maj 2024 | 08:42

Dermatologia Sidita Boriçi ishte këtë të enjte e ftuar në “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania ku foli rreth kancerit të lëkurës.

Ndër të tjerat ajo tha se është vërtetuar shkencërisht që solari mund të shkaktojë kancer të lëkurës, ndaj sipas saj kjo duhet të rishikohet me ligj e madje duhet të ndalohet.

“Përveç plakjes së parakohshëm të lëkurës, mund të shkaktojë kancer në lëkurë, melanomën dhe kancera më të shpeshtë. Do dalin rrudha, njolla kafe më herët se mosha kronologjike. Në vajzat nën moshën 20 vjeç është parë që rrisku për të zhvilluar një kancer lëkure është 46%, nën 35 vjeç është 76% dhe në çdo ekspozim të mëtejshëm rritet.

Australia, Brazili, Irani i kanë ndaluar me ligj. Duhet të ndalohet edhe te ne, të paktën te personat nën moshën 18 vjeç. duhet të ndalohet, ëhstë i vërtetuar shkencërisht që shkakton kancerin e lëkurës”,-tha mjekja Boriçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024