Dortmund triumfon ndaj PSG në gjysmëfinalen e parë të Champions League

2 Maj 2024 | 10:11

Raste shënimi dhe lojë e bukur, por përballja mes Dortmundit dhe PSG-së prodhoi vetëm 1 gol që i dha fitoren verdhezinjve të Edin Terzic. Në një Signal Iduna Park që nuk zhgënjen kurrë me atmosferë spektakolare, ku e gjithë tifozëria ishte veshur në të verdhë, vendësit zhvilluan paraqitjen e sezonit edhe pse mund të kishin fituar më tepër.

Shance pati dhe skuadra kampione e Francës, por Kobel ishte i pakalueshëm. Në nisje të lojës Dortmundi u përpoq të qarkullojë më tepër topin, madje duke rrezikuar portën kundërshtare me Sabitzer. Në vijim Psg pati më tepër iniciativë, por nuk kishte saktësinë e duhur. Për të ardhur në momentin kyç të ndeshjes, në minutën e 36′ ku Schlotterbeck jep një super asist për Fullkrug me gjermanin gjakftohtë që mposhti Donarummën me një gjuajtje potente me të majtën.

Në pjesën e dytë panorama ishte e njëjtë, herë PSG e herë Dortmundi me qarkullimin e topit, me rastin më të mirë ku Mbappe goditi shtyllën. Shifrat mbetën të pandryshuara më tej, me lojën e përfunduar 1-0, duke lënë të hapur çështjen kualifikim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026