“Doni ta kapni”-Balla përplaset me Nokën për Magjistraturën: E kanë partnerët

2 Maj 2024 | 13:58

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kanë replikuar në Kuvend për Shkollën e Magjistraturës.

Noka hodhi akuza rreth procesit të përzgjedhjes së magjistratëve të rinj dhe tha se praktikisht ka një kapje dhe shkatërrim të sistemit të drejtësisë.

Nga ana tjetër, Balla i hodhi poshtë akuzat dhe tha se është herë e parë që një palë politike sulmon Shkollën e Magjistraturës, pasi sipas tij, që nga viti 1997 ky institucion i është besuar partnerëve ndërkombëtarë.

Pjesë nga diskutimi në Kuvend:

Noka: Të flasësh për këtë qeveri, çdo ditë është më e vështirë sepse kalojnë nga skandali në skandal. Është e vështirë që të kalojë një ditë pa dëgjuar që u pëlcet një skandal. Skandali i Shkollës së Magjistraturës, aty ku duhet ë formohen gjyqtarët dhe prokurorët, është një nga skandalet më të rënda që mund të ndodhë.

Është praktikisht shkatërrim i sistemit të drejtësisë. Është praktikisht kapje e sistemit të drejtësisë. Sepse ata gjyqtarë dhe prokurorë që kalojnë te ajo shkollë, do jenë përjetë në ato karrige.

Çfarë ndodhi? Në një moment që janë ulur 411 konkurrentë, në një sallë ku nuk kishte asnjë përfaqësues ndërkombëtarë, nuk ishin as pedagogët, por vetëm disa punonjës administrate, edhe ata kundër rregullores me telefona në dorë, u shpërnda teza.

Në mënyrë të fshehtë dhe tinëzare, pa u njoftuar askush, spiuni i Sigurimit të Shtetit, Arben Rakipi, vendos që testet të korrigjohen manualisht.

Sipas tij, pajisja ka korrigjuar vetëm 96 pyetje nga 100 të testit. Kush e solli këtë pajisje? A u testua ajo? Askush nuk jep përgjigje. U shpallën nga 411, 79 fitues. Më pas, dy ditë mbrapa shtohet lista me 42 fitues të tjerë. Edhe ditën e tretë duhet shtuar lista se nuk u kënaqën patronazhistët e rilindjes. U shtua lista edhe me 10 të tjerë.

Balla: Më bëri përshtypje sulmi tjetër që iu bë institucioneve të drejtësisë. Nuk e di për cilin hesap po e sulmoni Shkollën e Magjistraturës. Nuk kishte ndodhur që njëra prej palëve politike të sulmonte Shkollën e Magjistraturës. Kjo sepse që prej vitit 1997-1998 Shkollën e Magjistraturës ia kemi besuar atyre që janë partnerët tanë më të rëndësishëm.

Sekretimin e procesit ia kemi besuar OSBE-së. I kemi thënë që ky është një proces që duhet të jeni ju. Aty janë projektet e shumta të mirënjohjes së taksapaguesve amerikanë, përmes të cilëve ambasada e SHBA është prezente, sepse aty është burimi i magjistratëve, është Këshilli i Europës dhe të tjerë. Është një proces që është i qartësuar. Asnjë prej atyre që është aty nuk ankohet, pse ankohesh ti. Dëgjova që godisni drejtorin e shkollës, juristin e nderuar, Arben Rakipi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026