OBSH: Shqipëria numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë

Rritja e pagave
2 Maj 2024 | 16:41

Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve në raport me popullsinë në gjithë Evropën.

Ky konkluzion vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila bën me dije se në vendin tonë në vitin 2020 numri i mjekëve për 10 mijë banorë është 18.8 mjekë, niveli më i ulët në rang europian dhe në rajon.

Pas Shqipërisë, numrin më të ulët të bluzave të bardha për banorë e ka Turqia me 20.4 mjekë për 10 mijë banorë dhe më pas Bosnja me 21 mjekë, e ndjekur nga Mali i Zi me 27.4 mjekë për 10 mijë banorë.

Në anën tjetër, Greqia kryeson listën për numrin e lartë të mjekëve për 10 mijë banorë. Në vitin 2020, ky vend kishte 63.1 mjekë për 10 mijë banorë e ndjekur nga Portugalia, Austria  dhe  Norvegjia.

Vendet e zhvilluara të Europës kanë mbi 40 mjekë për 10 mijë banorë. Madje edhe Moldavia që është një ndër vendet më të varfra të Europës ka 40.6 mjekë për 10 mijë banorë.

Në rajon, numrin më të lartë të mjekëve për banorë e ka Serbia me 36.7 për 10 mijë banorë.

Në vitin 1990, Shqipëria kishte 13.7 mjekë për 10 mijë banorë.

Në vitin 2018 treguesi shënoi rritje në 21.5 mjekë për banorë, mirëpo emigracioni i fortë në këtë grup, sidomos drejt Gjermanisë, e përkeqësoi sërish treguesin përgjatë 2018-2020, i cili arriti në 18.8 mjekë për 10 mijë banorë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026