Pagesa deri në 300 euro, goditet rrjeti i prostitucionit të djemve në Tiranë
Policia e Tiranës ka goditur këtë të premte një rrjet të shfrytëzimit të prostitucionit.
Në pranga kapërfunduar 1 shtetas nga Venezuela, i identifikuar si Guzman Gil Raibel Joisquel, organizator i këtij rrjeti të prostitucionit.
Ky shtetas i moshës 29-vjeçare, ishte zhvendosur në Tiranë, ku në një ambient me qera shqfrytëzonte për prostitucion dy djem të moshave 19 dhe 31-vjeç, me origjinë të huaj.
Policia bën me dije se ka proceduar penalisht 19-vjeçarin, ndërkohë që u arrestua dhe personi tjetër, Daniele De Carli, i moshës 31-vjeç.
Këta persona ofronin shërbime seksuale “gay” dhe “trans” kundrejt pagesave 150-300 euro, me klientë që i gjenin në faqet online.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
“DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ET-1”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve G. J., 29 vjeç, dhe D. C., 31 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 19 vjeç, të tre banues provizorë në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi G. J. shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, thueht në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur