“Civilët shumë më mirë të armatosur se policia”- Dështon çarmatosja në Serbi
Pas fushatës së çarmatimit në Serbi, numri i armëve legale u zvogëlua me 190.000 copë. Por në qarkullim kanë mbetur edhe shumë armë të tjera ilegale shkruan Deutsche Welle.
“Vlerësohet se civilët tanë janë shumë më mirë të armatosur se policia,” tha për DW ekspertja e sigurisë Branislava Kostiç.
Këtë e vërtetojnë vlerësimet e projektit hulumtues zviceran nga viti 2018, sipas të cilit, Serbia është e treta në botë për sa i përket armatimit civil – pak pas Jemenit dhe SHBA-së me mbi 39 armë të lehta për çdo njëqind banorë, që është tre herë e gjysmë më shumë se të dhënat zyrtare të shtetit.
Një aksion dy mujor gjatë të cilit qytetarët u ftuan të dorëzojnë armët pa pasoja dhe pa përgjegjësi penale, ka rezultuar në dorëzimin e 82.398 armëve të zjarrit.Ministria deklaroi se ishte aksioni më i suksesshëm i kryer ndonjëherë.
Gjatë fushatës, qytetarët paraqitën një sërë situatash absurde në rrjetet sociale, duke treguar se si mbanin pistoleta në çantat e tyre, më pas rrugës për në punë apo pasi bënin pazar në treg, ndaloheshin në polici për të lënë armët.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)