15 të vrarë në tre sulme të njëkohshme të ISIS-it në pozicione ushtarake në Siri
Pesëmbëdhjetë luftëtarë pro-qeveritar u vranë sot në Siri, në sulmet e njëkohshme kundër tre pozicioneve ushtarake të nisura nga Shteti Islamik në shkretëtirën siriane, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Anëtarët e ISIS befasuan forcat e regjimit sirian dhe grupet që bashkëpunojnë me ta, në lindje të provincës së Homsit, si pasojë e së cilës u vranë të paktën 15 persona.
Mediat shtetërore siriane nuk kanë përmendur asnjë sulm deri më tani. Edhe pse grupi u mund në vitin 2019 në Siri, anëtarët e ISIS-it janë strehuar në shkretëtirë dhe prej andej kanë nisur sulme vdekjeprurëse, kryesisht duke synuar forcat pro-qeveritare dhe aleatët kurdë të Uashingtonit.
Sulmi i tyre i mëparshëm, më 19 prill, vrau 28 ushtarë sirianë në provincën Homs. Shumica e viktimave i përkisnin Brigadës Al-Quds, e cila përfshin gjithashtu luftëtarë palestinezë, sipas Observatorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet