Rreziku i coronavirusit, ambasadori shqiptar në Kinë këshillon shtetasit të sigurojnë bileta

28 Janar 2020 | 07:18

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, sqaroi shtetasit tanë që ndodhen në Kinë, se për momentin nuk ka asnjë indikacion se ata duhet të riatdhesohen në kuadrin e shpërthimit të infeksionit masiv të “coronavirusit”. Nga ana tjetër, ambasadori ynë në Pekin z. Selim Belortaja, ka këshilluar që cilido shqiptar që dëshiron kthimin duhet të vetëfinancojë biletat e fluturimit.

Në një deklaratë për shtyp, ministria ka bërë me dije se autoritetet Kineze kanë informuar trupat diplomatike mbi masat e marra të emergjencës dhe rregullat administrative që po ndiqen ndaj shtetasve të huaj në Kinë.

Ndër të tjera Ministria Për Evropën dhe Punët e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të shmangin udhëtimet drejt Kinës, teksa ata shtetas shqiptarë që aktualisht ndodhen aty dhe që kanë nevojë për asistencë, të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pekin.

Nga ana e tij, ambasadori shqiptar në Republikën Popullore në Kinë, Selim Belortaja, me anë të një postimi në “Facebook” u ka bërë thirrje shqiptarëve që ndodhen në Kinë dhe familjarëve të tyre, që të sigurojnë vetë biletat e kthimit për në Shqipëri për shkak të pamundësisë së ambasadës për të paguar. 

Ambasadori ka theksuar se nuk ka asnjë të infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen këtu, prej të cilëve 60 studentë. Mbetet problematik vetëm rasti I një studenteje shqiptare në Wuhan, të cilën ambasada po përpiqet ta nxjerrë nga izolimi.

Virusi shkakton vdekje masive në Kinë

Nga coronavirusi kanë humbur jetën 106 persona në Kinë, por pavarësisht shifrave zyrtare nga Komisioni i Shëndetësisë në Hubei, gazeta zyrtare raporton se numri total i qytetarëve të prekurve në Kinë  ka arritur në rreth 4000, ndërsa nga ana tjetër ekspertët dyshojnë për një numër edhe më të lartë.

Teksa Wuhan vijon të qëndrojë në karantinë, kryeministri kinez vizitoi qytetin  dhe premtoi 2500 mjekë dhe infermierë me shumë gjatë dy ditëve të ardhshme në një përpjekje për të stabilizuar epideminë e coronavirusi.

Ai premtoi të “inspektojë dhe të drejtojë” përpjekjet për të kontrolluar epideminë e coronavirusit ndërsa autoritetet e provincës janë kritikuar për masat e marra me vonesë. Udhëtimet drejt Pekinit dhe Shangait janë ulur ndjeshëm teksa Hong Kongu ka ndaluar hyrjen e vizitorëve drejt provincës së Hubeit.

Ndërkaq virusi është përhapur përtej kufijve të Kinës duke ardhur edhe në Europë, një rast i ri konfirmohet në Gjermani, e cila sikundër Franca dhe SHBA ka vendosur të tërheqë shtetasit e saj nga Wuhan.

Këshillat e OBSH-së

Edhe pse frika ka pllakosur një numër ta madh shtetesh, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një listë me rekomandime të thjeshta, të cilat sipas saj, pakësojnë ekspozimin dhe transmetimin e kroronavirusit të përhapur në Kinë. Në rekomandimin e saj OBSH-ja sugjeron këto masa paraprake:

1) Evitoni kontaktin me këdo që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore

2) Gatuani mirë ushqimin përpara se ta konsumoni

3) Lani shpesh herë duart

4) Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose kur teshtini

5) Përdorni maska kirurgjikale

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026