“Viktima kafe me kunatën para tragjedisë”-Dervishi: Informacioni që ka marrë nga ajo

5 Maj 2024 | 21:14

Gazetari Ferdinand Dervishi ka treguar në emisionin Review në Euronews Albania të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj (trupi i njërit prej fëmijëve u gjet), dyshohet të jenë vetë-mbytur në lumin Buna, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari.

Dervishi tha se 39-vjeçarja ka konsumuar një kafe me motrën e bashkëshortit të saj para se të ndodhte ngjarja.

Ai tha se në këtë komunikim me kunatën, ajo mund të ketë marrë informacionin se lidhja e tyre nuk mund të vazhdonte më dhe për t’u hakmarrë ka shkuar drejt aktit ekstrem.

“Flasim për një çift që deri në 2020 kanë shkuar mirë. Pasi në Facebook 31-vjeçari deklaronte dashurinë. Mesa kuptohet gjithçka ka nisur të ndodhë kohët e fundit. Për shkak të një lidhjeje jashtë martesore të 31-vjeçarit me një 17-18 vjeçare, nëna e së cilës ishte mosha e gruas së ktij. Pastaj sherret në familje, siduket e ka thënë ky vetë në Polici, pas akuzave për dashnore, ky i ka thënë do ta sjellë edhe në shtëpi.

Ajo nuk ka parë më një mundësi bashkimi me bashkëshortin në jetën e vetë. Deri tani nuk e dimë nëse ka pasur apo jo dhunë. Dimë që ka qenë një çift në piketat e fundit. Ajo ka pasur një bisedë të fundit me motrën e tij, me të vetmin person që kishte marrëdhënie, në një lokal afër urës së Bunës, me gjithë fëmijët.

Kjo me 3 fëmijët e vetë dhe ajo me fëmijët e vetë. Nuk është çudi që në këtë bisedë të fundit ajo të ketë marrë edhe informacionin e fundit se gjithçka ka mbaruar. Të ketë mbaruar edhe ajo fija e fundit e shpresës dhe ta ketë nisur edhe më parë atë hakmarrjen. Por jo të vriste veten, por edhe fëmijët, pasi kjo do ta plagoste 31-vjeçarin. Nga kjo kafe kur janë ndarë, aty mendohet se ajo i ka marrë fëmijët dhe i ka hedhur në ujë”, tha Dervishi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026