“Tragjedia në Shkodër ka mister”- Karamuço: Pse ka ngjashmëri me ngjarjen e Durrësit
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur në emisionin Review në Euronews Albania lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj (trupi i njërit prej fëmijëve u gjet), dyshohet të jenë vetë-mbytur në lumin Buna, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari.
Karamuço tha se ngjarja është e mbushur me mister dhe enigma do të shtohet në ditët në vijim nëse nuk gjenden trupat e pajetë.
Ai tha gjithashtu se kjo ngjarje ka ngjashmëri me rastin e Durrësit, ku fëmijët dyshohet se vranë të atin e tyre.
Sipas Karamuços, AMP po zhvilloh hetime paralele lidhur me këtë ngjarje, për punën e Policisë nga data 2-5.
“E ka shumë të vështirë mjekësia ligjore që të diferencojë shenjat e atyre që ka nga goditja kolezionet nënujore, me ato që mund të jenë bërë për shkak të dhunës. Pastaj pse do kishte dhunë ai ndaj fëmijëve, më shumë mund të ketë ndaj bashkëshortes sesa ndaj fëmijës.
Ka një hezitim për figurën e 31-vjeçarit. Edhe për shkak të beckgraundit që ai ka, nuk japin shumë informacion, edhe nga Policia. Por di të konfirmojë diçka, që AMP po zhvilloh hetime paralele lidhur me këtë çështje. Sepse ka një pyetje se çfarë është bërë nga data 2-5 nga Policia për këtë çështje. A janë bërë kërkime? Hajde nëna, por janë 3 fëmijë. Të bëhet publike përshkrimi, këta nxirren dhe publikohen të gjithë edhe thuhet ‘popull këta rezultojnë të humbur, kush ka informacion…’.
Mendoj se të gjitha këto janë pjesë e një dinamike që fillon në familje, por tani është e vështirë të gjendet një përgjigje. Kjo çështje është shumë e rëndë, për të provuar fajësinë e bashkëshortit. Një nga shkaqet kryesore është kur ti merr hak duke futur këtu edhe pjesën më të shtrenjtë, që ai ta vuajë më shumë përveç vetes.
Por do të mbushen më shumë enigma edhe në ditët në vijim, përsa kohë nuk do gjenden trupat dhe do shpërthejë kjo mes familjeve çfarë kë bërë, si në rastin e Durrësit që ende nuk është zbardhur. Krimi brenda familjes familjes është i mbushur me mister dhe ka shumë sekrete brenda”, tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
Agravon konflikti mes disa personash në Tiranë, plagoset 33-vjeçari. Arrestohen 3 autorët, në kërkim i mituri
Sot gjyqi i Veliaj në GJKKO, kryebashkiaku pritet të mos jetë i pranishëm! Refuzon kafazin e qelqtë, prokurori: Nuk ka trajtim poshtërues
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 10:34 Pse Trump dhe NATO kanë një marrëdhënie të trazuar?
- 10:28 Publikohen pamjet nga shpërthimi pranë hotelit ku po qëndron Macron në Damask (VIDEO)
- 10:13 Dy shpërthime trondisin Damaskun në hotelin ku qëndronte Macron, Presidenti francez sa hyri të takojë Al-Sharaa
- 10:09 Rutte: Aleatët do të blejnë deri në pesë dronë mbikëqyrës Triton
- 10:05 Rama: Në koncertin e Kanye West janë shitur më shumë bileta se në Conference League
- 09:57 Agravon konflikti mes disa personash në Tiranë, plagoset 33-vjeçari. Arrestohen 3 autorët, në kërkim i mituri