“Letërsia në karikaturë”, Arben Meksi fiton çmim ndërkombëtar në Kroaci
Në Zagreb të Kroacisë u zhvillua konkursi botëror i karikaturës, me temën: “Letërsia në karikaturë”.
Qëllimi i këtij konkursi ishte që përmes personazheve shumë të njohur të letërsisë botërore të vendosur në situata të ndryshme të përcillen përmes humorit metaforës dhe filozofisë, mesazhe universale.
Në këtë konkurs morën pjesë karikaturistë nga 64 vende të botës, ku u paraqitën 882 punime nga 389 autorët pjesëmarrës. Juria ndërkombëtare në fazën e parë të konkursit seleksionoi
karikaturat më të mira, të cilat shprehin me qartë temën e konkursit dhe kishin nivel të lartë artistik, prej të cilave u zgjodhën dhe karikaturat fituese.
Karikaturisti Arben Meksi, fitoi çmimin e tretë duke marrë medaljen e bronxit me karikaturën; “Bashkejetese dhe identitet”, duke zgjedhur si personazhe dy figura emblematike të dy qytetërimeve Don Kishotin dhe Nastradin Hoxhën, të cilët miqësisht takojnë gotat e dollisë.
Përmes metaforës, kompozimit dhe humorit, autori i vendos të dy personazhet duke takuar gotat të mbajtura në mënyra të ndryshme, si dy miq të dashur, por secili me identitetin e vet.
Karikatura fituese e Meksit u vlerësua jo vetëm për metaforën e goditur dhe humorin që përcillte, por edhe për realizimin artistik të saj.
Ky konkurs i cili zhvillohet çdo vit në Kroaci, trajton tema të rëndësishme shoqërore që shqetësojnë njerëzimin sot në botë. Çmimi i fituar i bënë nder karikaturës Shqiptare, e cila sot nuk është në ditët më të mira të saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë



