Stano: Ambasadori i BE dhe i SHBA nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Putinit
Ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Moskë nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit rus Vladimir Putin.
Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se vendimi është në përputhje me qëndrimin e shumicës së vendeve anëtare të bllokut.
“Ambasadori ynë nuk do të marrë pjesë, shumica e vendeve anëtare nuk do të marrin pjesë,” tha Stano, sipas Reuters.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se ambasadori amerikan në Moskë nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit rus.
Më herët sot, Reuters raportoi se ambasadori francez në Rusi do të marrë pjesë në inaugurim, ndryshe nga Gjermania, e cila nuk do të dërgojë një përfaqësues.
Një burim i paidentifikuar i tha agjencisë se Parisi kishte dënuar më parë “kontekstin e represionit në të cilin u mbajtën zgjedhjet, duke privuar votuesit nga një zgjedhje reale”, si dhe organizimin e zgjedhjeve në territoret ukrainase “të pushtuara” nga Rusia, të cilën Franca konsideron shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të kartës së Kombeve të Bashkuara.
Gjermania ka njoftuar se nuk do të dërgojë përfaqësuesin e saj në inaugurimin e Putinit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat