Vrasja e Xhuvanit, akt-ekspertimi: Konflikti me armë nisi nga pozicioni i viktimës

7 Maj 2024 | 13:39

Në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm është mbajtur sot seanca për ish-efektin e RENEA-s, Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit 2 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 2021.

Ekspertëve e pavarur që kanë rindërtuar skenën e krimit kanë paraqitur konkluzionet e riekspertimit, sipas të cilave rezulton se konflikti i armatosur nis nga pozicioni ku është viktima.

Pavarësisht kësaj sipas ekspertëve, Pjerin Xhuvani nuk rezulton të ketë pasur armë pasi nuk i janë gjetur gjurmë baruti në duar.

“Konflikti i armatosur fillon nga pozicioni ku është viktima. Reagimi i të pandehurit që tërhiqet besojmë se ka identifikuar qitës. Nga gëzhojat që kemi gjetur në vendngjarje, patjetër që Pjerin Xhuvani ka pasur në krah një qitës, jo më larg se 1 metër. Në trupin e viktimës faktor plotësues që mund të jetë kontaminuar nga një qitës pranë tij. Viktima Pjerin Xhuvani nuk na rezulton të ketë pasur armë dhe fakti që Pjerin Xhuvanit i janë gjetur faktorë plotësues (gjurmë baruti) në rroba dhe jo në duar, tregon që nuk ka pasur armë”, thuhet në konkluzionin e ekspertëve.

Arbër Paplekaj pyeti në sallën e gjyqit ekspertët: A mund të ketë qene ngjitur një qitës me viktimën derisa faktorët plotësues dalin nga tyta dhe anësore nga dritarja pistoletës?

Ekspertët përgjigjen: Po, ngjitur 1 cm afër ose maksimalisht deri në 1 metër afër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026