Lajçak takon zyrtarin e lartë amerikan, diskutohet vijimi i dialogut Kosovë-Serbi

8 Maj 2024 | 10:03

I dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka vijuar takimet me zyrtarë të lartë amerikanë ku po diskutohet për situatën në Ballkanin Perëndimore dhe në veçanti mundësia për të risjellë tryezën e dialogut Kosovë-Serbi.

Pas takimit me Escobar, Lajçak ka diskutuar zhvillimet në Ballkanin Perëndimor edhe  me Drejtorin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për Evropën, Miker Carpenter, i cili është edhe Asistent Special i Presidentit Biden.

Lajçak tha se ky takim është konfirmim i partneritetit të shkëlqyer mes BE-së dhe SHBA-së.

”I gëzuar që pata mundësinë të diskutoja zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë me Drejtorin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) të SHBA-së për Evropën për Evropën Miker Carpenter. Një tjetër konfirmim i partneritetit tonë të shkëlqyer BE-SHBA”, shprehet Lajçak.

Pritet dhe takimi me Obrian ku mesa duket do të ketë një koordinim të mënyrës se si do të vijohet me dialogun Kosovë-Serbi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026