PS kërkon komision antikorrupsion, Basha: Dakord me SHBA, por…

9 Maj 2024 | 10:26

Kreu i PD Lulzim Basha tha në një deklaratë për mediat se propozimet e forcës që ai drejton janë konkrete për forcimin e SPAK me burime njerëzore, vetingu i politikanëve, heqja e imunitetit të deputetëve.

I pyetur lidhur me kërkesën në rezolutën e prezantuar disa ditë më parë nga PS për një komision antikorrupsion, Basha e cilësoi atë një deklaratë qesharake dhe jo propozim konkret.

Basha tha se vlerëson deklaratën e ambasadës së SHBA lidhur me këtë komision, ndërsa e cilësoi absurd faktin që një qeveri që i ka gjysmën e zyrtarëve në burg për korrupsion ta luftojë atë.

“Në udhëheqje të luftës kundër korrupsionin është PD, ndaj e përshëndes deklaratën e ambasadës së SHBA që kërkon transparencë në vazhdimësi në reformat e ndërmarra se e vetmja parti që vepron në transparencë është PD, që i bën propozimet publike. E shoh si një inkurajim për veprat tona dhe paralajmërim për ata që tjetër thonë e tjetër bëjnë. Deklaratat e faktorit ndërkombëtar i shoh si mbështetje të plotë për veprimet e PD. Gjithçka duhet të jetë transparente dhe PD është e gatshme të veprojnë në mënyrë transparente për opinionin publik. PS nuk ka nismë, por një deklaratë qesharake. Nuk besoj se shpallje të tilla paraelektorale përbëjnë bazë mbi diskutimet serioze. Projekt serioz është vetingu për politikanët. Ndryshe nga hëna, dielli, toka dhe kalendarët e tjerë politikë, politika duhet të ndjekë kalendarin e interesit publik. Duhet t’i përgjigjemi jo me akte formale”, tha Basha.

Një ditë më parë në një reagim të dhënë për Euronews Albania, zyra e shtypit të ambasadës, e ka cilësuar propozimin si premtues, duke e mbështetur atë.

Ambasada amerikane thekson se nxit pjesëmarrjen e të gjitha palëve në këtë proces dhe shton se po pret me kënaqësi rezultatet e para.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA

Turqia ka shprehur interes për t’u bashkuar me Sistemin Evropian të Pagesave SEPA, me qëllim lehtësimin e transaksioneve financiare ndërkufitare me Bashkimin Evropian. Deklarata u...
14:55 | 01/07/2026

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026