Manja i përgjigjet PD për amnistinë: Përfituan vetëm 8 të dënuar për korrupsion

9 Maj 2024 | 10:58

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është përgjigjur sot në interpelancë për amnistinë penale me kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Sipas këtij të fundit, mbi 100 të dënuar për korrupsion të dënuar nga GJKKO u amnistuan.

Ministri Manja në fjalën e tij e përgënjeshtroi shifrën e publikuar nga PD dhe tha se nga amnistia përfituan vetëm 8 persona të dënuar nga GJKKO për korrupsion, të cilët janë të gjithë nëpunës të thjeshtë dhe asnjë prej tyre zyrtar i lartë.

“Amnistia është kompetencë e Kuvendit jo e Këshillit të Ministrave apo Ministrave të Drejtësisë. Ministri mban përgjegjësi politike vetëm për draftin që dorëzon, jo për ligjin që miratohet nga Kuvendi. Ata që kanë përfituar me ulje dënimi të dënuar nga GJKKO, për veprat penale shkelje e barazisë në tenderë janë shtetas të zakonshëm ose nëpunës, që do i pasqyroj me emra, janë vetëm 8 dhe asnjë prej tyre nuk është simbol i korrupsionit”, tha Manja, teksa publikoi emrat e 8 personave të vetëm të dënuar për korrupsion që sipas tij përfituan nga amnistia penale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026