Çollaku: Amnistia, pazar për të liruar të dënuarit për korrupsion
Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku përmes një postimi në Facebook ka reaguar në emër të PD lidhur me përfitimin e nga amnistia e zyrtarëve të dënuar nga GJKKO për korrupsion.
Sipas Çollakut, ndërsa lirohen të korruptuarit, protestuesit demokratë vazhdojnë kalvarin e gjyqeve.
“Është e padrejtë, është amorale, është e pandershme, të përdorësh nevojën e njerëzve, besimin e publikut dhe sakrificat e demokratëve për të justifikuar e mbuluar pazare banale, lëshuar e përfituar favore të paprincipta. Është hipokrite të bërtasësh për SPAK e Drejtësi të re dhe të shkallmosh e bësh zero rezultatin e punës së tyre. Ndërsa stërkala e çorbës së pazarit derdhej nga goja në sallen e Parlamentit, mbi 100 të dënuar për korrupsion u liruan nga atentati ndaj SPAK që e quajtën “amnisti”.
Ndërsa ata, demokratët e protestave që prej vitesh enden dyerve të gjykatave, ata në emër të të cilëve u gatua gjithë ky pazar, mbetën njëlloj të kërcënuar e të detyruar të vazhdojnë kalavarin e gjyqeve dhe persekutimit. Asnjë fjalë më shumë se turpi nuk meriton kjo histori. TURP, nëse ju ka mbetur pak ndërgjegje për të kuptuar çfarë është”, shprehet Çollaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin