“Nuk e ndalojmë Ramën në Athinë”- ministri i Jashtëm grek: Do garantojmë sigurinë

9 Maj 2024 | 14:04

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis, ka komentuar për mediat greke vizitën e kreut të qeverisë Shqiptare, Edi Rama më 12 maj në Athinë. Në një intervistë për radion SKY, kreu i diplomacisë greke ka deklaruar se vizita e kryeministrit shqiptar nuk do të pengohet nga ministria e Jashtme dhe se autoritet do t’i garantojnë sigurinë përfaqësuesve të shtetit shqiptar.

Kreu i diplomacisë greke tha se mes dy vendeve mbetet pezull burgosja e Fredi Belerit, e cila tashmë është një çështje europiane.

Nga ana tjetër, ministri grek ashtu dhe si kryeministri Kirjako Mitsotakis e ka cilësuar vizitën e kryeministrit Rama si të parakohshme. Të mërkurën kryeministri grek deklaroi se nuk e priste Edi Ramën, po as nuk e ndalonte vizitën e tij në Athinë.

Mediat greke, kanë raportuar gjatë ditëve të fundit se takimi i Edi Ramës në Athinë ka pengesa për t’u zhvilluar për shkak të mungesës së sallës. Po sipas mediave, greke drejtuesit e ambienteve ku është kërkuar leja e kanë anuluar atë në minutat e fundit, pas komunikimeve që kanë pasur me zyrtarë grekë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026