Zgjedhjet në RMV| Analisti: Ja marrëveshja e fshehtë mes VMRO dhe VLEN
Analisti Nuri Bexheti ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë në Euronews Albania ku ka komentuar zgjedhjet e mbajtura ditën e djeshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sipas tij ekziston një koalicion i fshehtë mes VLEN dhe VMRO, të cilët duan të dëmtojnë BDI-në e Ali Ahmetit, jo thjesht duke e lënë atë në opozitë, por duke i dëmtuar edhe reputacionin. Sipas tij kjo do të bëhet me anë të institucioneve që pritet të krijohen për të luftuar korrupsionin.
“Ka një marrëveshje të thellë që duhet ta dijë opinioni shqiptar mes VMRO dhe Vlen, marrëveshja është për të dëmtuar strukturën politike të BDI-së deri në zgjedhjet lokale të vjeshtës së vitit 2025.
Ata janë të interesuar që jo vetëm ta nxjerrin në opozitë, ata do kenë një bashkëpunim të thellë politik, të paparë deri më sot, jo vetëm për ta mbajtur në opozitë, por për ta dëmtuar.
E këtë do e bëjnë me anë të institucioneve të tjera. Unë uroj ta kem gabim, por lufta kundër korrupsionit nuk bëhet me fushata televizive. Mos të harrojmë se BDI ka bërë punë kolosale për Maqedoninë me anë të një kursi ekstrem pro-perëndimor”,-tha nuri Bexheti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta