Kush po i përçan shqiptarët në RMV? Musliu zbulon lojën e fortë të VMRO
Analisti Albert Musliu, në një intervistë për Euronews Albania komentoi deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE, Mickovski se dëshiron që koalicion opozitar i shqiptarëve në RMV, VLEN të jetë në qeveri.
Sipas tij, deklaratat e Mickovskit janë për të konsoliduar votuesit e vet, se sa për të përçarë shqiptarët.
“Interesat shqiptare në RMV janë prioritet, Mickovski e përdor me tepër për të konsoliduar votuesit e vet, të imponojë ndonjë emocion të ri te votuesit maqedonas se sa mund t’i përçajë shqiptarët. Te shqiptarët mund të ndodhë që dy-tre deputetë i bashkëngjiten një qeverie që nuk e ndryshon narrativën, por do ketë pasoja shumë të shpejta politike për atë subjekt”, tha Musliu.
Ai e cilësoi të pabazë deklaratën e koalicionit opozitar të shqiptarëve në RMV në drejtim të partisë tjetër shqiptare BDI apo Fronti Evropian se në përbërje të tyre nuk ka vetëm shqiptarë.
“Në të gjitha pushtetet lokale ku shqiptarët drejtojnë, i fitojnë zgjedhjet me ndihmën edhe të komuniteteve të tjera si turq apo romë”, tha Musliu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë