“Vizita e Ramës në Athinë, provokim”- Dule: Mitsotakis u tregua realist
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ishte këtë të entje i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se vizita e kryeministrit Ramë në Athinë do ishte mirë të evitohej.
Ai e quajti një qendrim të drejt e realist, qëndrimin e kryeministrit grek Mitsotakis, pasi sipas tij Rama nuk ka çfarë t’u ofrojë në këto momente emigrantëve grekë.
“Duhet të evitohej, zotit Rama i pëlqen së fundmi të përdori praktikat më të mira europiane, ato tregojnë në mënyrë të padiskutueshme se evitohen vizita të tilla, ku vendet janë në fazën përfundimtare të proceseve zgjedhore. Unë mund t’ju them se ka pasur raste si Gjermania, Holanda, që në të shkuarën kanë ndaluar aktivitete të presidentit turk Erdogan para fushatave zgjedhore. Por mesa duket vizita e zotit Rama do të zhvillohet.
Greqia është në 24 vendet me demokraci të plotë në botë dhe nuk mund të ndalojë asnjë aktivitet, megjithatë qendrimi i kryeministrit Mitsotakis ishte domethënës. Ai shumë realist tha që ëhstë një vizitë private që nuk organizohet nga Greqia dhe nuk mund ta ndalojë.
Tha se ishte e panevojshme, pasi ka tensione mes dy vendeve për çështjen e burgosjes së çeshtjes së “Belerit”, e cila nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhenien mes dy vendeve, por për demokracinë e Shqipërisë. Nëse do të kishim një qendrim realist të kryeministrit Rama, ai do e shtynte datën e takimit, pasi në këto momente ai nuk ka çfarë t’u ofrojë emigrantëve në Athinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Rama në Mal të Zi në resortin që u refuzua në Shqipëri: Po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu