Shpëtim Idrizi: “Beleri” më ndau me Rithemelimin e Berishës

22 Prill 2024 | 22:55

Kryetari i PDIU ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, ku tha se kandidimi i Belerit në zgjedhjet lokale për Himarën, është bërë shkak që partia që ai përfaqëson të distancohej nga “Rithemelimi”.

Ai tha se nuk mjafton që opozita të bashkohet kundër Edi Ramës, sipas tij ka më shumë rëndësi se çfarë mund t’i ofrojnë qytetarëve të cilët duan të dinë se çfarë mund t’i sjellë një forcë e caktuar politike nëse merr pushtetin.

“Në fillim kishte një lloj paqartësie ndërmjet pjesës së “Rithemelimit” dhe pjesës tjetër të opozitës, sa i takon qëndrimit për reformën zgjedhore. Sigurisht që qëndrimi për çështjen “Beleri” është një problem për PDIU. Rithemelimi dhe pjesa tjetër e zgjodhën si kandidat, kjo ka qenë arsyeja se pse në zgjedhjet lokale PDIU-ja nuk u ftua fare nga këta për të qenë pjesë e koalicionit zgjedhor për zgjedhjet lokale.

Ne pamë që kishte një akord mes zotit Meta dhe zotit Berisha, më pas ndërmjet Dules dhe Berishës dhe nuk kishte vend për ne. Përtej kësaj unë gjatë gjithë kësaj kohe kam parë që ka qenë një bashkim ku në një farë mënyre jemi ulur të njëjtit njerëz. Shpesh themi duhet të bashkohemi që të mundim Edi Ramën, unë besoj se kjo është e pamjaftueshme se çdo qytetar që dëgjon thotë “halli për të mundur Edi Ramën, është halli juaj, unë dua të di çdo bëni kur të vini në pushtet?” e thënë kështu ka nevojë që kjo të përmbushet nga pikëpamja programore”,-tha Idrizi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026