“Do t’i përgjigjemi nëse…”- Zëdhënësi i qeverisë greke reagon për vizitën e Ramës

10 Maj 2024 | 12:08

Mediat greke shkruajnë se qeveria greke do të shohë me vëmendje mesazhet që do të japë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gajtë takimit që do të mbajë me diasporën shqiptare në Athinë, më 12 maj.

Cnn.gr thekson se vizita e kryeministrit shqiptar është private, dhe mbajtja e saj më datë 12 maj nuk është rastësi pasi përkon me përvjetorin e arrestimit të Fredi Belerit.

Media greke vijon në artikullin e saj duke nënvizuar se vizita e Ramës në Athinë ka shkaktuar shqetësim të madh te stafi i qeverisë, përfshirë kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, ndërsa ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis vuri në dukje se vizita e tij është e parakohshme. Megjithatë, ai shtoi se si Greqi nuk do ta pengojë.

Duke folur për SKAI të premten, zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis e cilësoi vizitën e Ramës si private.

“Qeveria nuk e ka ftuar zotin Rama”, tha ai ndër të tjera për të nënvizuar: “Natyrisht që do të përgjigjemi nëse ka ndonjë arsye për t’u përgjigjur”.

Në pyetjen se çfarë do të ndodhë nëse përmendet tema e Belerit, zëdhënësi i qeverisë greke u shpreh:

“Nuk është detyra jonë as të interpretojmë qëllimshmërinë e Edi Ramës dhe as të argumentojmë kundër një qëllimshmërie të pretenduar. Është detyra jonë me veprimet tona, jo me fjalë të bukura, të tregojmë respekt për shtetin ligjor dhe se kemi shumë të drejtë në anën tonë dhe nuk kemi frikë prej saj”, nënvizoi ai.

Kujtojmë se në intervistën që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dha të mërkurën, theksoi se kryeministri Rama në vizitën e tij në Athinë nuk është i ftuar i qeverisë.

“Është e drejtë e tij, një zgjedhje që më duket e panevojshme”, tha Mitsotakis.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026