“Vizita e kryeministrit Rama në Athinë”, Agalliu: Çast historik, ja përse

10 Maj 2024 | 19:16

Anëtari i kryesisë së komunitetit shqiptar në Greqi, Skerdilajd Agalliu tha në një intervistë për Euronews Albania se vizita e kryeministrit Rama në Athinë, do të jetë një vizitë ndryshe nga ato që jemi mësuar të shikojmë.

Sipas tij është hera e parë që një kryeministër i Shqipërisë organizon takime vetëm me emigrantët shqiptar në Greqi, pasi më herët takime të tilla janë zhvilluar ose në kuadër të  marrëdhënieve dypalëshe, ose kanë qenë takime me socialistët në Greqi.

Megjithatë Agalliu shtoi se nuk ka asnjë informacion lidhur me propozimet që mund të bëhen në atë mbledhje dhe se nuk dihet ende agjenda e kryeministrit Rama.

“Së pari është hera e parë që do të vizitojë shtetin grek një kryeministër shqiptar në këtë formë, se më parë sa herë ka pasur një ngjarje të tillë ka qenë ose për marrëdhënie dypalëshe, ose takime të Edi Ramës me grupin e Partisë Socialiste në Greqi, pra është me të vërtetë një çast historik për komunitetet shqiptare në Greqi.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të propozohet, pasi nuk ka asnjë agjendë, ne dimë po aq sa është publikuar ,s e do të zhvillohet një takim i kryeministrit shqiptar me emigrantët në Athinë”,-tha Skerdilajd Agalliu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026