“Komision për kontroll të SPAK”-Kthupi: Rezoluta e PS s’zgjidh problemet në drejtësi
Përfaqësuesi Ligjor i PD-së, Rezart Kthupi, është shprehur se Rezoluta e propozuar nga Partia socialiste nuk zgjidh problemet e drejtësisë.
Komentet Kthupi i bëri në Euronews Albania, ku tha se ngritja e një komisioni për të kontrolluar SPAK është e panevojshme dhe një mënyrë kontrolli nga politika e këtij institucioni.
Ai tha gjithashtu se këto propozime vijnë nga një person që revuzon interpelancat kur thirret për të dëshmuar, që sipas tij është kryeministri Edi Rama.
“Të gjitha raportet ndërkombëtare thonë se sistemi i drejtësisë në mënyrën e ngritjes së tij është i mirë, baza e tij ligjore është e mirë, por ka mungesa në burime njerëzore, infrastrukturë dhe kompetenca. Këto të treja prodhojnë vështirësi dhe afate të tejzgjatura.
Sot ajo që ndodh është kërkesa që bëhet nuk është për të ndërtuar apo plotësuar këto mungesa të sistemit të drejtësisë, por është për ta vënë nën kontroll përmes marrjes së informacionit mbi shpështësinë. Që ne e dimë të gjithë se sistemi i drejtësisë ka probleme. Këto nuk zgjidhen me komision mbikqyrës. Se ky është problemi.
Rezoluta që propozoi kryeministri kërkon ngritjen e një komisioni të posaçëm që do të mbikqyrë qeverinë dhe institucionet e pavarura. Dhe këtë e propozon personi që refuzon të shkojë në interpelancat e thirrura. Ngritja e një Komisioni për të mbikëqyrur SPAK është e panevojshme. Është një mënyrë e re kontrolli”, tha Kthupi.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta