Basha takim në Elbasan: PD është në mbështetje të pakushtëzuar ndaj SPAK dhe BKH

11 Maj 2024 | 12:45

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD-së në Elbasan, përsëriti mbështetjen e pakushtëzuar të PD, ndaj SPAK dhe BKH.

Basha më tej u shpreh se demokratët janë e vetmja forcë politike, e qartë, e prerë, transparente, e vendosur në luftën kundër korrupsionit si domosdoshmëri për të ringjallur shpresën dhe besimin e shqiptarëve.

Ai tha gjithashtu, se PS dhe Rithemelimi bashkuan votat për Amnistinë Penale, që të nxirrnin nga burgu zyrtarët e dënuar nga GJKKO e të hetuar nga SPAK për korrupsion.

Më poshtë pjesë nga fjala e kreut të PD, Lulzim Basha:

Ndaj për demokratët shqiptarë është e qartë që dilema ka marrë fund, dilema duhej të merrte fund, Partia Demokratike është në mbështetje të pakushtëzuar ndaj SPAK-ut dhe BKH-së, për t’i dhënë fund pabarazisë së ligjit, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të çuar të korruptuarit shqiptarë, të korruptuarit e kësaj qeverie atje ku e kanë vendin, para ligjit dhe prapa hekurave.

Që ky qëndrim është i qartë, e tregon edhe ankthi që ndodhen tashmë në hetime penale, në procedime penale, të arrestuar apo në pritje të gjykimit apo edhe vet në burg duke vuajtur dënimin për dëmet e jashtëzakonshme që i kanë shkaktuar këtij populli dhe qytetarëve me vjedhjet e tyre të përbindshme. Prandaj menduan dhe zbatuan planin e tyre diabolik për amnistinë e të korruptuarve të dënuar nga SPAK-u.

Ju e patë edhe vet, në fillim Partia Demokratike, më pas media, më pas vet institucionet e drejtësisë treguan qartë këtë lojë të ndyrë, këtë lojë të ulët, natyrisht të ideuar dhe të udhëhequr nga Edi Rama dhe kjo qeveri, por të përqafuar nga ata që me mandat të marrë nga votat tuaja, flijuan interesat e demokratëve, flijuan interesat e shqiptarëve dhe bashkuan votat për të liruar zyrtarët e korruptuar dhe të dënuar nga SPAK dhe GJKKO, duke mbajtur në procedim penal protestuesit demokratë dhe protestuesit në tërrësi kundër korrupsionit.

Kjo i nxjerr ata të zbuluar, si ai llumi që nuk e ka mendjen të bëjë diçka për vendin por e kanë mendjen vetëm tek vetja e vet dhe karrigia e vet. Kjo është ajo që na diferencon me ta dhe nga të gjithë faktorët e tjerë politik në vend. E vetmja forcë politike, e qartë, e prerë, transparente, e vendosur në luftën kundër korrupsionit si domosdoshmëri për të ringjallur shpresën dhe besimin e shqiptarëve, për një Shqipëri që u ofron mundësi dhe mirëqenie atyre dhe familjeve të tyre, është dhe mbetet, Partia Demokratike e Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)

Vila e famshme Certosa në Sardenjë, rezidenca luksoze që i përkiste ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i është shitur familjes mbretërore të Katarit, dinastisë Al Thani,...
15:37 | 24/06/2026

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026