“Bashën e shoh shumë pasiv”- Shabani: Duhet të ishte në terren në aksion opozitar

11 Maj 2024 | 15:13

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është shprehur lëvizja politike që ai drejton është e gatshme për të bashkëpunuar me formacionet e tjera politike, duke e ruajtur identitetin e tyre partiak.

Komentet Shabani i bëri në Euronews Albania, ku tha se nuk do të bashkëpunonte kurrë vetëm me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ai foli gjithashtu edhe për kryedemokratin Lulzim Basha, për të cilin tha se është shumë pasiv, pasi sipas tij, me resurset dhe mundësitë që ai ka, duhet të ishte në terren për fushatë, duke drejtuar aksionin opozitar.

“Në Këshillin Bashkiak ne bashkëpunojmë me grupin e PD zyrtare. Por ka atje këshilltar që unë kam respekt edhe nga grupi i Rithemelimit. Kemi bashkëpunuar, kur kam pasur unë një nisëm për një komision ata e kanë mbështetur dhe anasjelltas. Më Lëvizjen Bashkë me Shqipëria Bëhet. Ne jemi bashkëpunues brenda identitetit tonë partiak.

Nuk mund të bashkëpunojmë me Sali Berishën dhe Ilir Metën, sepse me ta janë dy botë që na ndajnë. Por ajo që po them është që ne duhet të bashkërendojmë aktivitetin, para se të mëndojmë të bashkërendojmë ofertën politike.

Unë shoh që këtu vëmendja është më shumë te vëmendja politike sesa te aktiviteti. Përshembull PD zyrtare dhe Bashën e shoh shumë pasiv. Me resurset dhe mundësinë që ai ka, dot duhet të ishte në fushatë, duhet të drejtonte një lloj aksioni më aktiv”, tha Shabani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026