Sot kryeministri Edi Rama viziton shqiptarët në Athinë
Kryeministri Edi Rama pritet të realizoj këtë të diel takimin e tij me emigrantët shqiptarë në Athinë. Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri ka bërë të ditur adresën stadiumi i Galatsit në Athinë, ku në orën 11:00 pritet të zhvillohet edhe takimi.
Edi Rama mbërrin në Athinë në orën 9 të mëngjesit i shoqëruar nga anëtarë të qeverisë së tij dhe më pas do të shkojë Galatsi. Fjalimi i tij është planifikuar për në orën 10.30 dhe pritet të kthehet në Tiranë pasdite.
Sipas medias greke Protothema rreth 2000 persona kanë udhëtuar nga Shqipëria për në Greqi, për të ndjekur këtë takim.
Media greke shkruan gjithashtu se vizita e kryeministrit Rama mund të cilësohet një vizitë private pasi nuk do të ketë asnjë kontakt zyrtar, por shton se Rama do të rrethohet nga një eskortë e fortë policie dhe një automjet të blinduar, ndërsa prezenca e policisë në Galat do të jetë e fortë, për të shmangin incidentet.
Kjo vizitë e kryeministrit shqiptar në Greqi vjen në një moment ku marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë në momentin e tyre më të mirë, kjo për shkak të çështjes “Beleri”.
Kujtojmë se Fredi Beleri është nën arrest që prej 12 majit të vitit 2023, dy ditë para zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Që nga ajo kohë marrëdheniet Tiranë-Athinë Zyrtare kanë qenë të tensionuara.
Vetë kryeministri grek Mitsotakis, është shprehur në lidhje me takimin e kryeministrit Rama se “Është zgjedhje e panevojshme, por është e drejtë e tij. Ne nuk e ndalojmë”.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit