Pasardhësi i Skënderbeut: Arbëreshët janë dëshmi e gjallë për historinë shqiptare

12 Maj 2024 | 18:46

Loris Castriota Skanderbech në një intervistë për emisionin ‘Profil’ të Greta Topjana në Euroneës Albania është shprehur se përfaqëson familjen e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu.

Ai theksoi se jemi një popull i pasur me histori duke theksuar se kjo histori duhet të ruhet me fakte historike.

Mes tjerash ai shtoi se arbëreshët duhet të rrinë bashkë dhe ta ruajnë gjuhën dhe kulturën shqiptare sepse janë një dëshmi e gjallë e ekzistencës për historinë.

“Është e mrekullueshme kur  arbëreshët bashkohen me njëri-tjetrin dhe sidomos me shqiptarët sepse jemi një gjak.  Unë  përfaqësoj familjen e Gjergj Kastriot Skëndërbeut, dhe ajo që ne duhet të tregojmë është se ne jemi një gjak dhe sigurisht gjak shqiptari. Në Itali ne ndahemi vetëm nga deti, por ne arbëreshët duam të jemi pjesë e shqiptarëve. Ne arbëreshët kemi ardhur në të njëjtën kohë në Itali dhe historia jonë është e njëjta. Ne jemi një popull i pasur me histori sepse kemi historinë e Shqipërisë dhe historinë e shqiptarëve në Itali. Shqipëria ka një histori të madhe por ne duhet t’i ruajmë gjërat me fakte historike që ta tregojmë historinë siç është me fakte. Arbëreshët duhet të rrinë bashkë dhe ta ruajnë gjuhën dhe kulturën shqiptare sepse janë një dëshmi e gjallë e ekzistencës për historinë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione në veri të Kosovës? Çerkini: Simbolet kombëtare mund të nxisin përplasje

Gazetarja nga Kosova, Vjosa Çerkini, në një lidhje direkte për emisionin Review në Euronews Albania me moderatoren Greta Topjana, ka folur për zhvillimet më të...
22:30 | 12/10/2025

U përfol si kandidat i mundshëm i opozitës për Tiranën, përgjigjet Ethem Aga

Gjatë emisionit Review në Euronews Albania, mbrëmjen e së dielës, Ethem Aga, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale që do...
21:59 | 05/10/2025

Anila Basha: Diagnostikimi i babit me kancer më dha arsye të lind një fëmijë

Në këtë puntatë të emisionit “Profil” nga gazetarja Greta Topjana, vjen Anila Basha. Një rrëfim personal dhe profesional i një prej figurave më të njohura...
17:59 | 27/07/2025