Anila Basha: Diagnostikimi i babit me kancer më dha arsye të lind një fëmijë

27 Korrik 2025 | 17:59

Në këtë puntatë të emisionit “Profil” nga gazetarja Greta Topjana, vjen Anila Basha.
Një rrëfim personal dhe profesional i një prej figurave më të njohura të gazetarisë shqiptare, e cila rrëfeu sfidat, sukseset dhe vendimet e vështira të cilat e kanë formësuar si njeri dhe si profesioniste.

Anila Basha foli edhe për rolin më të rëndësishëm në jetën e saj, atë si mamaja e Arisit, djalit të saj 5-vjeçar.

“Arsitoteli im, Ari si e ka, e ka marr emrin për shkak të babit tim. Babai im quhej Aristotel. Babi u diagnostikua me tumor dhe ne patëm një luftë shumë të vështirë për më shumë se 5 vjet. Gjithë ai proces me tim atë dhe thashë u bo bo tani çdo bëhet. Një burrë nuk e kisha gjetur, një fëmijë e doja dhe nejse unë e humba babin, ku ai shkoi 77 vjeç. Edhe u duk sikur u mbyll familja. Elton Peçi doktori që më dha shumë kurajo, më tha që ne një beb do ta bëjmë. Se kisha imagjinuar veten si nuse po një nënë duke i dhën gji një bebi këtu në Qerret e kam menduar. Pas gati 2 vitesh Arisi erdhi dhe kur i kam thënë familjes në muajin e 7 a 8 diku dhe i thashë që emrin djalit do ja vendos Aristotel dhe më kapi pandemia për fatin tim të keq. Ai erdhi në 8 Prill dhe në 8 Mars kishte filluar pandemi. “-rrëfen Anila Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026