Natyra dhe historia në Vajzë, thesar i çmuar që tërheq vëmendjen e turistëve të huaj
Në thellësitë e bukurisë së natyrës së Shqipërisë, 22 km larg qytetit bregdetar, ndodhet fshati Vajzë. Në çdo cep të tij, muret e lashta dhe rrugët e gurta përcjellin një vlerë të vërtetë të trashëgimisë kulturore, të cilat tërheqin mjaft turistët e huaj.
“Pesë prej nesh janë nga Anglia dhe një nga Gjermania, e dashuroj këtë vend, i pabesueshëm, nuk kemi qenë asnjëherë këtu dhe ne kemi impresion të keq për Shqipërinë që nga Anglia njerëzit shpesh na thoshin Pse do shkoni në Shqipëri atje është një vend i egër, ndërsa tani jam promovuesja juaj më e madhe kudo nëpër rrjete sociale“- u shpreh turistja angleze.
“Kam vënë re shumë ndërtesa të vjetra, jemi të interesuar për natyrën, më pëlqen natyra ndaj jemi këtu për të studiuar për llojet e shpendëve”- u shpreh turisti anglez.
Grupet e udhëtarëve të drejtuar nga guidat shqiptare gjejnë një oaz të qetësisë, duke eksploruar rrugët e gurta të fshatit dhe duke zbuluar sekretet e tij por edhe eksploruar florën dhe faunën e pasur të këtij fshati.
“Në këtë mjedis ka një ndërthurje të shkëlqyer të vlerave apo aspekteve turistike arkeologjike dhe atyre natyrore, skunder janë shpendët dhe element të tjerë të faunës, ky është qëllimi i këtij turneu, Kemi qenë në zonën e mbrojtur Vjosë Nartë me tej në Divjakë Karavasta, në Butrint dhe pastaj do shkojmë në Alpe, Shqipëria është ende një vend i mrekullueshëm është i shkëlqyer për sa i përket biodiversitetin”-tha Mirjam Topi.
Ka nga ata turistë që janë të dashuruar me Shqipërinë, si ky djalë anglez që ka bërë tatuazh flamurin shqiptar dhe figurën e Skënderbeut.
“E kam vizituar Shqipërinë që prej vitit 1991, kam shumë miq këtu, kurrë skam qenë në Vajzë, është destenacion i ri për mua pas Butrintit dhe Apollonisë, por mund të them se kam vizituar qytetet më të bukura në të gjithë Shqipërinë këto 25 vjetët e fundit”
Në fshatin Vajzë ndodhet edhe një prej qytetërimeve më të vjetra ilire, Amantia. Parku Arkeologjik i Amantias është një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri i cili sot tërheq me qindra vizitorë çdo vit.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik