Sevdari merr detyrën në Prokurorinë e Tiranës, shteti duhet ta paguajë që nga 2019

13 Maj 2024 | 13:10

Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë detyrën e prokurores pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ta rikthyer në detyrë, vendim i cili ka efekt të menjëhershëm.

Përveç rikthimit në detyrë, shteti shqiptar duhet t’i kthejë Sevdarit pagat e prapambetura që nga koha e përjashtimit të saj nga organet e drejtësisë më 28 shkurt 2019. Gjithashtu Gjykata e Strasburgut e gjobiti shtetin shqiptar me 25 mijë euro për proces të parregullt gjatë vlerësimit në 3 shtyllat e vetingut.

Me vendimin e KPA të premten e 10 majit, në ditën e drejtësisë, procesi i vetingut mori një nga goditjet më të rënda që prej nisjes së Reformës në Drejtësi. Gjykata e Strasburgut gjeti shkelje të të drejtave të njeriut në vetingun e prokurores Antoneta Sevdari, duke detyruar Institucionet shqiptare të rishikojnë këtë vendim.

Jo vetëm Sevdari, por një numër i madh prokurorësh dhe gjyqtarësh kanë kundërshtuar në Strasburg largimin e tyre nga drejtësia si të paligjshëm.

Vendimi ndaj Sevdarit ishte i pari i këtij lloj ku Strasburgu u shpreh dhe vendimi i tij për rihapje të procesit të vettingut, i dha të drejtë në vlerësimin për herë të dytë në KPA, institucion që e kishte shkarkuar pas ankimimit të Komisionerit Publik që kundërshtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi në detyrë prokuroren.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026