Vritet me armë zjarri polici në Fier

13 Maj 2024 | 13:51

Të shtëna me armë zjarr ijanë shënuar këtë të hënë në qytetin e Fierit, ku sipas informacioneve paraprake raporohet se ka ndërruar jetë një punonjës policie, i identifikuar si Novruz Cenalia.

Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit që polici pati me shtetasin Asllan Mernica, në fshatin Baltëz.

Në momentin e ngjarjes polici ishte jashtë shërbimit, por i veshur me uniformë policie, duke shkuar për të marrrë turnin.

Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes.

Nga informacionet e deritanishme dyshohet se autori është larguar me një automjet ngjyrë blu.

Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026