Vrasja e policit të Shqiponjave, RENEA blindon fshatin Baltëz. Pamje nga vendngjarja

13 Maj 2024 | 14:26

Reparti Special “RENEA”, ka rrethuar fshatin Baltëz, ku u qëllua për vdekje me armë zjarri efektivi i Shqiponjave, 28-vjeçari, Novruz Cenalia.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, forcat speciale, si dhe një numër i lartë efektivësh të Policisë së Shtetit ndodhen në vendngjarje.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit që polici pati me autorin, e identifikuar si Asllan Mernica.

Në momentin e ngjarjes polici ishte jashtë shërbimit, por i veshur me uniformë policie, duke shkuar për të marrrë turnin.

Pas debatit që polici pati me autorin, ky i fundit ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ai dyshohet se autori është larguar me shpejtësi me një automjet ngjyrë blu.

Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026