Foto| Ky është efektivi i vrarë në Fier, dy pistat e hetimit

13 Maj 2024 | 14:48

Dy pista hetimi kryesore janë momentalisht në lidhje me vrasjen e efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, në fshatin Baltëz të Fierit.

E para ka të bëjë me një pistë hakmarrjeje, pasi i ati i viktimës i cili punon si polic në sallën operative të komisariatit të Fierit, ka kryer një vrasje përpara disa vitesh.

Dyshohet se vrasja e 28-vjeçarit mund të lidhet dhe me krimin e kryer nga i ati.

Nuk përjashtohet gjithashtu as pista e vrasjes pas një sherri momental.

Familja Cenalia është nga Hasi i Kukësit dhe jetonte prej disa vitesh në Fier.

Në momentin e ngjarjes polici ishte jashtë shërbimit, por i veshur me uniformë policie, duke shkuar për të marrrë turnin.

Ndërkohë që sipas informacioneve paraprake të policisë, vrasja ndodhi pas një debati të çastit që polici pati me shtetasin Asllan Mernica. Ky i fundit ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend. Më pas dyshohet se autori është larguar me shpejtësi me një automjet ngjyrë blu.

Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026