Dëshmitarët për “TIMS”, Komisioni miraton kalendarin, opozita kërkon Ramën e Çuçin

13 Maj 2024 | 17:19

Komisioni Hetimor për sistemin TIMS miratoi kalendarin e thirrjes së dëshmitarëve.

Të mërkurën do të fillojë thirrja e dëshmitarëve në Komision hetimor, ku i pari sipas kalendarit dhe planit hetimor të miratuar është ministri i Brendshëm, Taulant Balla në orën 17:00.

Ndërkaq në mbledhjen e kësaj dite pati debate mes anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës në komision.

Deputeti demokrat Asllan Dogjani kërkoi që në Komision të dëshmonin edhe kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Bledi Cuçi, të cilët nuk janë përfshirë në planin hetimor të miratuar më herët në këtë komision.

“Kërkojmë të thirren edhe njëherë Edi Rama, Bledi Çuçi, Klodian Mazari që është një nga personat kryesor që ka ndërhyrë atje, Xhuljeta Çollaku, Lubica Dervishaj që në planin e hetimit janë të përfshirë edhe me veprime konkrete të raportuara edhe në raportin e Prokurorisë, si dhe gazetari Ferdinand Dervishi”, tha deputeti Asllan Dogjani.

“Ky nuk është përfundimi i hetimeve, por nisja e tyre. Të gjithë shqetësimet që kanë kolegët do t’i kenë gjatë momentit që do të thirren dëshmitarët, të cilët mbajnë përgjegjësi për të gjithë personat që kanë emëruar dhe që u rilistuan nga zoti Dogjani. Për çdo emër që do të dalë, do të jemi këtu dhe do të marrim vendim për t’i thirrur”, tha Ervin Salianji, kryetar i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS.

“Çdo minutë që ne e shpenzojmë duke folur ne, mos harroni e marrim nga koha që do të flasin dëshmitarët. Çdo minutë që flasim ne ikën, nuk kthehet më dhe do të ishte mirë t’ia linim dëshmitarëve. Për këtë arsye propozoj që të fillojmë menjëherë me votimin, pra ne jemi plotësisht dakord me kalendarin e hetimeve që ju keni paraqitur”, tha Tonin Gogu, nënkryetar i Komisionit Hetimor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026